vokati i Popullit, Ixhet Memeti u dërgoi urime të sinqerta të gjithë nxënësve të klasave të para, të cilët për herë të parë ulen në bankat shkollore, njofton Medial.mk.

“I bëj thirrje stafit të shkollave që t’i pranojë të gjithë fëmijët, t’i ndihmojë ata të kalojnë ditën e parë të shkollës në një mjedis të këndshëm dhe ta bëjnë që çdo fëmijë të ndjehet i mirëpritur, i sigurt dhe i pranuar në shkollë, të sigurt se në mjedisin e ri nuk do të mbeten vetëm por do të ketë mbështetjen e nevojshme nga mësimdhënësit dhe stafit tjetër në shkollë. Arsimi nuk është vetëm të mësuarit, por është një mundësi për bashkëpunim, shoqëri, mirëkuptim dhe respekt për të tjerët, tolerancë dhe zgjidhjen e konflikteve të dhunshme”, tha Avokati i Popullit./Medial.mk/

Loading...