HALIM HYDA

Zhvillimi i punës edukativo-arsimore në shkollë, në familje në rrugë dhe gjetiu është shumë punë e vështirë. Kërkon angazhim, kohë, punë, lodhje shqetësim, por edhe përpos gjitha këtyre që më lartë u potencuan, është kënaqësi, nder dhe respekt i posaçëm për mësimdhënësin. Prindërit dhe tërë familja me një fjalë ta kanë besuar fëmijën e tyre për ta udhëhequr, mësuar, përgatitur, drejtuar dhe udhërrëfyer në jetë. Gjënë, pasurinë më të dashur, produktin më të çmuar-fëmijën e tyre kur ta beson dhe dorëzon në ndërgjegjen dhe vetëdijen tënde për të menaxhuar gjatë kohës së tij në shkollë..

Praktika e menaxhimit të sjelljeve të nxënësit në shkollë paraqet një mori strategjish të afta për të trajtuar problemet, që mund të shfaqen gjatë mësimdhënies  dhe zhvillimit të procesit edukativo-arsimit në klasë. Në klasë paraqiten probleme  të llojllojshme dhe të natyrave të ndryshme por më së shpeshti hasim kur mësimdhënësit punojnë në klasë me nxënësit e moshave të ndryshme që janë në fazën e adoleshencës, janë të ndërgjegjshëm se do të përballen me paraqitje dhe situata të vështira, të cilat duhen trajtuar me kujdes, me qëllim që të ruhet klima pozitive në mësim dhe të ndihmohen nxënësit që të prezantojnë një sjellje të pëlqyeshme në mjedisin e klasës ku ata kalojnë një pjesë të madhe të angazhimit aktiv të kohës së tyre.

Formulimi dhe kuptimi i plotë i konceptit, menaxhimi i sjelljeve të nxënësit, evidenton faktin e nevojës që duhet të ketë mësimdhënësi për të bashkëvepruar dhe për të realizuar integrimin e të gjitha strategjive të mundshme analitiko-metodiko-didaktike të administrimit, me qëllim që të arrijë të zgjedhë nga e tërë kjo mori strategjishë, atë që është më e afërt dhe më aplikative për momentin në mjedisin e shkollës. Përgatitja e duhur dhe në nivel e më shumë strategjive menaxhuese të sjelljes së nxënësit nga ana e mësimdhënësit, është një veprim i suksesshëm, se i mundëson atij që kur strategjia e parë nuk funksionon të përdorë formën e dytë që të jetë e suksesshme në administrimin e klasës. Nga një pikëpamje tjetër, njohja e

strategjive administruese për përcjelljen e sjelljes së nxënësit në shkollë, i krijon mundësi mësimdhënësit të marrë masa parandaluese me kohë dhe për të gjitha këto dukuri negative që prezantohen. Vetëm në këtë mënyrë ai, mund t’i përshtatet më mirë situatës, duke mënjanuar në maksimum ndërprerjen e procesit  mësimor dhe, duke rritur në këtë mënyrë përfshirjen e kohës efektive të pjesëmarrjes së nxënësit në procesin e mësimdhënies. Procesi i menaxhimit të sjelljeve të pahijshme dhe problematike të nxënësit që si përkasin atij në klasë, nënkupton, zakonisht,  jo marrjen me emra ose më mirë të themi me emër dhe mbiemër nxënësin problematik, por trajtimin e strategjive të administrimit të sjelljes, kryesisht, në planin e përgjithshëm nëpërmjet analizave të problematikës së sjelljes negative, që mund të lindin në mjedisin shkollor. Qëllimi ynë është që ky proces i administrimit të sjelljeve, është të kuptohet më për së afërmi nga mësimdhënësi, se filozofia e menaxhimit të sjelljes së nxënësve në shkollë paraqet një problem delikat dhe të vështirë.

Trajtimi i drejtë dhe adekuat që lidhet me sjelljen e nxënësit, këshilla dhe ndihma për t’i mësuar nxënësit se si të sillen në të ardhmen, të kuptuarit nga ana e nxënësit pse ata janë të kufizuar në aftësitë apo liritë që kanë për të bërë  një zgjedhje të mirë të sjelljes së tyre në klasë dhe jashtë shkolle. Mësimdhënësi gjatë zhvillimit ë procesit edukativo-arsimor ndeshet edhe me raste kur sjellja problematike e nxënësit është produkt i faktorëve të streseve objektive dhe subjektive dhe nxënësi për shkaqe të ndryshme nuk i shpreh dhe paraqet për të qenë i qetë dhe për ta kuptuar të tjerët, të cilët vijnë nga abuzimi i shokëve dhe i më të rriturve, papunësia e prindërve, mos realizimi ose mosarritja e tërë asaj që del nga kërkesat në shkollë, angazhimi pa masë i fëmijëve në punë dhe biznesin e prindërve, humbja e një njeriu të dashur dhe të afërt në familje, problemet dhe mosmarrëveshjet e përditshme në familje, divorci prindëror, mos respektimi i kërkesave në përputhshmëri me moshën e adoleshentit etj.

Këta dhe shumë faktorë tjerë që ngrisin dhe krijojnë strese ku nxënësi përjeton prirjen për të shfaqur një sjellje agresive në mjedisin e shkollës. Kjo situatë kërkon sjellje dhe menaxhim profesional duke u kuptuar në kohë dhe me përkushtim nga ana e mësimdhënësit, mund të menaxhohet me lehtësi nëpërmjet krijimit të mbështetjes së nevojshme terapike. Angazhimi dhe ndërhyrja me kohë ndaj këtij qëndrimi, bënë reduktimin e ndikimit të faktorit që prodhon strese dhe mënjanohet drejt transformimit në një sjellje të mirë dhe pozitive. Probleme paraqiten kur edhe përpos sjelljeve dhe angazhimeve, sjelljet negative vazhdojnë të jenë prezent edhe më tutje nga ana e nxënësve. Në situata të tilla kërkohet diskutim me drejtuesit e shkollës, shërbimin social-pedagogjiko-psikologjik, mësimdhënës më të vjetër, apo që i kanë mësuar më herët këta nxënës si dhe të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër mund të ofrojnë ndihmë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Loading...