Vazhdojnë reagimet pas masakrës së djeshme në Paris. Burrështetas, politikanë dhe klerikë kanë dënuar sulmet e djeshme duke ngushëlluar ppullin francez.

Edhe mendimari mysliman, Fethullah Gylen ka publikuar një telegram ngushëllimi, ku dënon aktin e dhunshëm dhe i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe mbarë popullinfrancez.

“Jam ende thellësisht i tronditur prej lajmit të masakrës sëmallkuar që ka ndodhur mbrëmë në Paris, ku kanë humbur jetën më shumë se njëqind njerëz fare të pafajshëm dhe janë plagosur edhe më shumë të tjerë. Cilido dhe i cilitdo të ketë qenë qëllimi i një akti të këtillë çnjerëzor, më duhet edhe njëherë që ta mallkoj ashpërsisht çdo lloj akti terrorist.

Çdo lloj akti terrorist është një goditje e rëndë me të cilën terrori përpiqet të sulmojë paqen dhe qetësinë. Secili prej tyre është nga një mëkat i papranueshëm që duhet dënuar dhe mallkuar pa kurrfarë “por”-i, pa kurrfarë “mirëpo”-je, pasi nuk ka justifikim a nevojë që të mund të shërbejë si strukje shfajësimi.

Terrori përbën para së gjithash një rrezik që i kanoset drejtpërsëdrejti jetës së njeriut, e cila është më e para vlerë e shenjtë dhe universale dhe është një krim që mund të kryhet vetëm prej një njeriu të atrofizuar si i tillë. Dhe asnjë fe, asnjë botëkuptim, asnjë bindje nuk mund të atrofizohet aq shumë sa ta nxisë apo ta mbështesë.

Për Zotin, jeta e njeriut ka një vlerë të pahamendësueshme. Libri ynë i shenjtë, i cili nuk bën asfarë dallimi mes feve apo racave, na thotë, se “me atë që merr një jetë të pafajshme veprohet njësoj sikur të kish vrarë mbarë njerëzimin mbi rruzull, duke e paraqitur jetën e njeriut si një nga vlerat më origjinare që e bëjnë njeriun njeri. Myslimani nuk mund të jetë tjetër pos se simbol i paqes, qetësisë dhe mirëkuptimit dhe i këtillë duhet të jetë. Kështu që, ashtu siç një terrorist nuk mund të jetë kurrsesi mysliman, edhe një mysliman nuk mund të jetë kurrsesi terrorist.

Andaj, i uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë atyre njerëzve që mbeten të plagosur në atë masakër aq të hidhur dhe çnjerëzore që ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Francës, në Paris, ndërsa familjarëve të viktimave që humbën jetën, dhe z. François Hollande në emër të mbarë popullit francez u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të M. Fethullah Gylen.

Loading...