Mendoi se e tradhëtonte, Këngëtarja shqiptare rreh të dashurin

Të gjithë e kanë fiksuar këngëtaren bionde me sy të bukur, Era Rusi, e cila nuk është e njohur vetëm për energjinë e jashtëzakoshme në skenë, por edhe pwr zwrin e saj.

Era Rusi, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, për të promovuar bashkëpunimin e saj më të ri me këngëtaren Remzie Osmani, me titull “Telat e Zemrës”.

Gjatë intervistës, Era zbuloi se tashmë nuk është në një lidhje dhe se po pret princin e saj. Mirëpo moderatori Arjan Çani, e ngacmoi në lidhje me historinë e shkuar të dashurisë, ku Rusi pranoi se kishte rrahur ish të dashurin e saj.

“Ishte thjesht një moment! Për herë të parë në jetën time, dola nga rrobat dhe u zgjova pasi gjithë ky tmerr përfundoi. E godita me ç’të mundja. Mendova se më tradhëtoi. Tashmë, normalisht që nuk jemi më bashkë” – tregoi këngëtarja Era Rusi në studion e “Zonë e Lirë”. /albeu.com/

Loading...