Mërgim Lutfiu: Me ndihmën e publikut shpresojmë ta mposhtim Pelisterin

Në kuadrin e javës së tretë në Ligën e dytë – perëndim, skuadra e Goblenit në terren të vet e pret Pelisterin e Mnastirit. Pas triumfit në Tetovë kundër Teteksit, futbollistët kumanovar shpresojnë se edhe kundër manastirasve, për të cilët kanë respekt, do të vazhdojnë me serinë e ndeshjeve pozitive dhe se pikët do të mbesin në Kumanovë.

“Edhe pse Pelisteri ka një fillim jo të mirë në sezonin e ri, ne kemi respekt të madh për ata, pasi dy vite radhazi kanë luajtur në finale të Kupës së Maqedonisë. Megjithatë, ne do të luftojmë që pikët të mbesin në Kumanovë, andaj shpresojmë në fitore, natyrisht me ndihmën e publikut”, tha mesfushori Mërgim Lutfiu, njëri prej lojtarëve më të mirë të Goblenit.

Ndeshja Goblen-Pelister do të luhet të dielën në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë me fillim prej orës 16:00. Hyrja për publikun është falas,

Loading...