Ne mengjez o tuj zbardh drita
Lamtumir t’thac Amerika
Sa kalova Oqeanin
Nan Malsi po ta n’diej zanin.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~
N’ajroplan nalt nga havaja
Po ti shoh malet e mdhaja
Ni 20 vjet mor kan kalua
Madhi krejt me ka pervlua.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Se k’shtuj ka hallet gurbeti
Nuk te lshon por t’mban per veti
Z’brast naj len kullen e votren
Ky kazan pe shkri tan boten.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Po kush kje aj zog shipyari
Qe n’gurbet ka msy maj pari
Bosh kan m’bet k’to kull e shpi
Tunaj tret brezat e ri.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
A thua ma dotna vin dita
Me u kthy nga amerika
Tuj kalu n’per dritne hanes
Meu bashku n’prehrin e Nanes.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Kto jan llim’te shpirtit tim
Larg Atedheut ne mergim
Jekto Varr nuk dot sherohen
Vec shqiptaret kur’t bashkohen.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Per mja shnosh Atedheut llimjen
Na gurbetit mja kthy shpinen
Amaneti asht i ran
Na madhkon Malsia Nan.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Ktu qendrum me mija vjet
M’bajtem bes e amanet
Per me ik ne dhe te huj
Asht qelim i tieter kuj.
~~~~~~~~~~~~~~~~

(Dedë Dushaj, shqiptar nga Malësia e Madhe në Mal të Zi, mërgimtar në Amerikë. Poezia është publikuar në dialektin e Malësisë së Madhe pa ndërhyrje)

Loading...