Maqedoni

Mërgimtari rrëfen trishtimin në Spitalin e Strugës

spitali

Xhevat Zhuta

Këte katër fragmenta jan marr nje mbramje në spitalin e Struges, te kati dytë, nje repart kur pranohen paciente me raste urgjente por edhe dhoma plot me pacinte qe jan pranuar me heret ose gjatë ditës. Në korridorin, ku ndodha edhe unë,, kishte afersisht 15 persona, si ato qe erdhen për nevojat shëndetsore po edhe antaret e atyrve familjar ( si unë për shembull qe erdha me dhëndrin). Para deres e repartit, te shkallet, ishin dy veta tu e pi duhanin( fragmneti me koshin i plehrave). Në korridor ishte kaosi i gjall, njërzit shkoshin para mbrapa( si në korzo) flisnin ne mobile me zër të lart(bërtisnin është fjala e përshtashme),disa doshin ta takojn mjekun sa me shpejt dhe trokitshin te dera e mjekut tu e pengu pa nderpre. Disa e celnin deren e dhomes mjekut pa trokit dhe kërkoshin tflasin me mjekun njëkohsisht kur mbrenda kishte nje pacient tjeter. Njëri prej ato dy qe pishin duhan para hymjes te reparti e celi deren dhe me cigaren ne dor hyri te korridori e pa a eshte pranu ai/ajo qe e ka përcjell deri te ky reparti dhe doli prap.
Në një moment u hap nje der dhe personali e abmullances urgjente prun nje pacinet me nevoj shumë urgjente. U bë një kaos më i madhë, pacienti qe ishte te dhoma mjekut doli jashte dhe o pranu pacienti me probleme të mëdha. Dera e mjekut mbeti cel dhe ne te gjithe patem rast të shohim kur mjeku dhe personali e repartit bëshin mundime për me e shpetu jeten e pacientit, nje grue në moshen 50 e dicka. Personalin e repartin fillun te vrapojn tu bërtit dhe tu bë pytje njeri tjetrit se ku jan mjetet për ndihmen e pare, mendoj për oksigjenin por edhe aparaturen qe përdoren në raste kur zemra eshte në pyetje. Ne 15 veta ne korridorin ishim një penges e madhe për personalin në këtë rastë shumë urgjent( pacienti që e prun ndrroi jeten, allahu e boft xhenetlli). Një katastrof, një e pabesueshme ndodhi dhe ndodh, viti është 2017.
Në të njejton repart, në një dhomë tjeter ishte pranu dhëndri im dhe merrte infuzion. Afër shtratit ku ishte shtri kishte nje grop në mur dhe prej aty dilshin insekte të llojllojshem. Viti është 2017, spitali i Strugës, i përdor shtratet e viteve 80 ose 90. Qytetaret e Struges heshtin dhe me heshtjen mbajn hatër e atyrve qe e udhëheqin komunen ose spitalin. Jo vetëm turp por edhe një primitivizm jashtë normales, jashte logjikes.

FB_IMG_1500112576537

FB_IMG_1500112579286

FB_IMG_1500112582445

spitali

To Top