Maqedoni

Mërgimtari shqiptar mahnitë turqit me shpikjen e tij senzacionale (Foto/video)

Mërgimtarët apo ata që u obliguan ta braktisin vendlindjen ndër dekada e shekuj, shpeshëherë mallin e tyre për vendlindjen e shprehin në mënyra të ndryshme. Një mënyrë e tillë ështe edhe ky konstruktim i këtij aparati elektrik me të cilin mund të piqen dy flija përnjëherë, që është vepër e konstruktorit autodidakt me prejardhje nga fshati Dikavec i Karshiakës së Shkupit, Shaban Osmanit (Çaliskan) që jeton më shume se pesë dekada në Stamboll të Turqisë. Metoda e pjekjes së flijës tradicionale dallon dukshëm nga mënyra e pjekjes me këte aparat, por pasi që është paraparë ekskluzivisht për pjekjen e flijës si ushqim tradicional shqiptar dhe duke e njohur mirë bacën Shaban, atëhere mund të konkludoj se duke iu përkushtuar kësaj pune ai ka shprehë mallin dhe dashurinë për vendlindjen e tij !
Përndryshe, në mesin e bashkëvendasve të tij ai njihet si një inovator amator i palodhur që nga fëmijëria e deri në ditët e sotme kur gjithë kohën e mjaftueshme si pensionist e kalon në punëtorinë e tij, duke iu përkushtuar punës krijuese në lëmin e elektrikës dhe ndërtimtarisë !

Me këtë rast bacës Shaban i dëshiroj shëndet, suksese dhe jetë të gjatë !

Përgatititi: Ajrulla Emini

Videon e lartpërmendur mund ta shihni në vegzën e mëposhtme

To Top