Meri Nikollova: E shqetësuar për të dënuarit e pafajshëm!

Nga: Meri Nikollova

“Në disa prej burgjeve imazhi është alarmues. Asgjë e re edhe pas luftës sonë vite me rradhë  asgjë nuk ka ndryshuar. Drejtuesit e rinj të emëruar për çfarë shërbejnë? Unë shpresoj se ata nuk janë kokë zbrazur për të marrë një rrogë dhe për të lëvizur derën. Këtu nuk jetojnë minj, jetojnë njerëz që dëshirojnë të dalin gjallë. Të burgosurit e pafajshëm nga regjimi i kaluar ende nuk u është shpalkur  drejtësi. Jam e  shqetësuar për shëndetin e tyre. Ata më momentin më kanë dërguar një fotografi, por fotografi të burgut jo, sepse kanë frikë se drejtori  do t’i zbulohojë dhe do t’i dënojë menjëherë” shkruan aktivistja Meri Nikollova

Të dënuarit këto foto, i kanë shoqëruar me këtë tekst.

“Ne flejmë në këtë dhomë dhe çdo ditë marrim frymë në këtë ambient me lagështi dhe myk. Ne nuk jemi kafshë, ne jemi njerëz, ne meritojmë trajtim normale. Sot jemi ne, por nesër mund të jeni ju.”

 

Loading...