Merkel dhe Trudo vijnë në Maqedoni, për të përkrahur referendumin?

Po rritet numri i paralajmërimeve nga politikanë të BE-së, por edhe jashtë BE-së, që deri ën fund të gushtit, e veçanërisht në shtator do ta vizitojnë Maqedoninë, shkruan “Dojçe Vele”.
“Presim mbështetje për dy proceset kyçe që pasojnë. Nga njëra anë ato janë reformat, përgatitja e skriningut me BE-në dhe fillim i negociatave deri në qershor 2019, kurse nga ana tjetër është referendumi. Në misionin për plotësimin e këtyre dy detyrave të mëdha, Maqedoninë do ta vizitojnë politikanë dhe diplomatë të rangut më të lartë nga institucionet e NATO-s, BE-së dhe vendeve kyçe të këtyre organizatave”, thotë Bojan Mariçiq, këshilltar i posaçëm i kryeministrit dhe negociator kryesor teknik me BE-në, transmeton Gazeta Lajm.
Sipas “Dojçe Veles”, ai nuk dëshiron të përmendë emra konkret, por nga burime diplomatike merret vesh se do të ketë “rrëmujë të vërtetë mysafirësh”. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, përskaj funksionarëve (më) të lartë të BE-së dhe NATO-s, pritet që Maqedoninë ta vizitojnë edhe kancelaria gjermane, Angela Merkel, si dhe kryeministrat e Spanjës dhe Kanadasë.

Loading...