Gjermania ka regjistruar një suficit rekord prej 48,1 miliardë eurosh në gjysmën e parë të vitit, sipas shifrave zytare të bëra publike sot.
Të dhënat zyrtare tregojnë që të ardhurat në arkat federale, shtetërore dhe ato lokale janë shumë më të larta sesa shpenzimet, duke shënuar kështu suficitin më të lartë që prej ribashkimit të Gjermanisë afro 30 vjet më parë.
Gjatë periudhës janar-qershor, shteti ka përfituar të ardhura të larta nga taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore.
Pavarësisht mosmarrëveshjeve në arenën e tregtisë ndërkombëtare, ekonomia më e madhe e Europës ka vazhduar të rritet me ritëm të shpejtë.
Në tremujorin e dytë, ekonomia gjermane u rrit me 0,5 për qind më shumë sesa në tre muajt pararendës, e nxitur kryesisht nga rritja e kërkesës së brendshme.

Loading...