Rajon-Botë

Merkel përgëzon Macron për fitoren në zgjedhjet legjislative

auto_10536378771497872559

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përgëzoi presidentin francez Emmanuel Macron për maxhorancën absolute në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara të dielën, njoftoi zëdhënësi i saj në “Twitter”.

“Angela Merkel shprehu gjithashtu dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin e mirë për Gjermaninë, Francën dhe Evropën”, sipas zëdhënësit të saj, Steffen Seibert.

Presidenti Emmanuel Macron arriti të siguronte një shumicë dërrmuese në Asamblenë Kombëtare, duke lënë pas partitë e tjera dhe duke i dhënë vetes liri të plotë për çuar më tej reformat, gjatë një procesi votimi të karakterizuar nga një shkallë abstenimi e paprecedentë.

To Top