Merkel: Qytetarët vet vendosin për ardhmërinë e tyre në referendumin e 30 shtatorit (Video)

Në fillim të fjalimit, kancelarja tha se “gëzohet që është në Shkup, edhe atë në një ditë të veçantë, dhe shfrytëzoj rastin t’ju uroj ditën e pavarësisë dhe më gëzon që tashmë 25 vite kemi marrëdhënie diplomatike mes dyja vendeve”.

“Askush nuk ju kanoset qytetarëve të Maqedonisë me izolim. Ata mund dhe duhet që vet të vendosin për të ardhmen e shtetit. E ardhmja mund të jetë anëtarësimi në NATO dhe të bëhet pjesë e BE-së, nëse keni sukses në referendumin e 30 shtatorit. Por, sigurisht, duhet të thuhet se ka parakushte të caktuara që duhet të plotësohen”, tha Angela Merkel në konferencën e përbashkët në Qeverinë e Maqedonisë.

“Ekzistonte kontest midis vendit tuaj dhe Greqisë dhe duhej të gjindet zgjidhje. Pët këtë shkak çështja e emrit është edhe çështje e anëtarësimit. Kjo është çështje që nuk është e lidhur me Qeverinë, por me atë se të gjitha vendet anëtare duhet të pajtohen me të. Qytetarët më 30 shtator kanë mundësi, ashtu sikurse para 27 viteve, të votojnë se a dëshirojnë të jenë pjesë e familjes së BE-së dhe NATO-s, dhe kjo kërkon pranimin e marrëveshjes me Greqinë”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo tha mesazh të qartë politik – mos rini në shtëpi më 30 shtator, në këtë ditë historike, shfrytëzojeni mundësi dhe tregoni se çfarë ardhmërie dëshironi të keni. VIDEO

Loading...