Merkel sërish bisedon në telefon me Zaevin, ja çka i tha!

Kancelarja gjermane Angela Merkel dje (e mërkurë 22 gusht) sërish ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. Siç ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë federale gjermane, Shtefen Zajbert, temë kryesore e bisedës ka qenë marrëveshja Athinë-Shkup dhe rëndësia e kësaj marrëveshje për integrimin e Maqedonisë në NATO, shkruan Gazeta Lajm.

„Kancelarja federale Angela Merkel sot zhvilloi bisedë telefonike me Kryeministrin e ish Republikës jugosllave të Maqedonisë, Zoran Zaev.
Kancelarja federale sërish e përshëndeti faktin që Athina dhe Shkupi u dakorduan për çështjen me emrin, me çka lehtësohet afrimi i ish Republikës jugosllave të Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Kryeministri e sqaroi situatën e përgatitjeve për referendumin e ardhshëm në vendin e tij. Përkrah kësaj, Kancelarja federale dhe Kryeministri i ish Republikës jugosllave të Maqedonisë biseduan edhe për zhvillimin rajonal politik“, ka deklaruar Zajbert.

Loading...