Merkel: Situata në Alepo një “turp” për komunitetin ndërkombëtar

Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë një fjalimi para partisë së saj konservatore kërkoi që grupet e mëdha ndërkombëtare të mos i shpëtojnë taksimit në sajë të dispozitave avantazhuese për ta.

“Njerëzit presin me arsye që ndërmarrjet e mëdha ndërkombëtare të paguajnë gjithashtu taksa”, konfirmoi ajo para CDU-së mbledhur në kongres në Essen për të nisur fushatën në kuadër të zgjedhjeve legjislative gjermane 2017.

Gjatë fjalimit të saj, kancelarja gjermane Angela Merkel foli edhe për situatën në Siri duke e cilësuar si turp paaftësinë e komunitetit ndërkombëtar për t’i ardhur në ndihmë Alepos dhe vuri në dukje përgjgjësinë e regjimit sirian dhe të mbështetësve të tij rus dhe iranian.

“Alepo, është një turp (…) është një turp që ne nuk kemi arritur të vendosim korridore humanitare, por ne duhet të vazhdojmë të luftojmë” theksoi Merkel.

Merkel njoftoi fillimin e betejës në zgjedhjet 2017.

Loading...