Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje njerëzve me origjinë turke, të cilët për një kohë të gjatë kanë jetuar në Gjermani, që t’i qëndrojnë besnik Gjermanisë, duke u zotuar se do t’i dëgjojë shqetësimet e tyre.

Komentet e Merkelit vijnë gjatë një periudhe të tensioneve në marrëdhëniet Gjermani-Turqi si dhe midis shqetësimeve se argumentet e brendshme politike në Turqi mund të depërtojnë nëpër rrugët e Gjermanisë, transmeton Express.

Rreth 3 milionë njerëz me rrënjë turke jetojnë në Gjermanisë.

“Ne presim që njerëzit me origjinë turke të cilët jetojnë për një kohë të gjatë në Gjermani të zhvillojnë një shkallë të lartë të besnikërisë për vendin tonë,” Merkel u citua t’i ketë thënë të përditshmes “Ruhr Nachrichten”.

/Gazeta Express/

Loading...