Një autobus me 48 pasagjerë është djegur i tëri natën në mes të ditës së diel dhe të hënë në një autostradë në Gjermani.

Sipas mediave gjermane, për fat të mirë, të gjithë pasagjerët ishin në gjendje të shpëtonin të palënduar.

Siç bëhet e ditur, pasagjerët dhe shoferi i autobusit ishin në gjendje të iknin nga autobusi në kohën përpara zjarrit nga motori.

Ndonëse askush nuk u plagos në aksidentin pranë Idstein (Hessen), policia ka thënë se dëmet materiale llogariten rreth 200 mijë euro.

Pas kësaj, kompania e udhëtimit dërgoi një autobus tjetër për të marrë pasagjerët të cilët po udhëtonin nga Amsterdami në Frankfurt am Main.

Loading...