Merr nënshtetësinë, Janullatos falenderon Metën

Krishtlindjet e këtij viti i kanë dhuruar një surprizë të këndshme kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare Anastas Janullatos. Presidenti Ilir Meta, i dha nënshtetësinë shqiptare në vigjilje të festës.
Gjatë meshës së Krishtlindjes, kryepeshkopi përcolli një mesazh të posaçëm urimi për kreun e shtetit Ilir Meta. Duke folur në greqisht, krypeshkopi Anastas tha se rruga e vendit të tij, Shqipërisë drejt Europës, është e sigurtë. “Urimi buron nga zemra. Perendia t’ju falë urtësi, guxim e rezistencë presidentit zotit Ilir Meta, që të vazhdojë veprën e tij, që ka shumë rëndësi, duke çuar vendin drejt mirëqënies dhe progresit. E ardhmja i takon vendit tonë dhe rruga e saj drejt Europës është diçak e sigurtë”.
Më 22 dhjetor, pas rreth 25 vitesh qëndrimi në Shqipëri si kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, presidenti i republikës Ilir Meta i dha zotit Janullatos nënshtetësinë shqiptare.

Loading...