Presidenti amerikan Barack Obama vlerëson rolin e Shqipërisë në luftën kundër ISIS dhe ekstremizmit të dhunshëm në rajon.

Në një mesazh urimi me rastin e ditës së Pavarësisë, dërguar Presidentit Bujar Nishani, Presidenti Obama thotë se u është mirënjohës kontributeve të Shqipërisë në drejtim të rritjes së paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan, si dhe anembanë botës.

Ai thekson se këto kontribute përfshijnë edhe ndihmesën e vlefshme të Shqipërisë si pjesëtare e Koalicionit Ndërkombëtar që Lufton ISIS – in dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm në rajonin e Ballkanit.

Një ditë më parë, Zv/presidenti amerikan Joe Biden, e cilësoi Shqipërinë si liderin e rajonit në luftën kundër terrorizmit.

Ai e bëri këtë deklaratë në samitin e Brdo – Brijunit, ku po merr pjesë edhe Presidenti Bujar Nishani.

Loading...