Sport

Mesazhi prekës i Dybala për shokët e ekipit: Doja t’ju takoja në Rusi…

341245_TS_14-11-17_2104747382_

Sulmuesi i Juventus Paulo Dybala thotë se ka mbështetur Italinë mbrëmjen e kaluar.

Argjentinasi pasi ka ndihmuar përfaqësuesen argjentinase të kualifikohet për në Kupën e Botës, shpresonte që edhe shokët e tjerë te Juve të bënin të njëjtën gjë, por Azzurri është eliminuar pas barazimit 0-0 ndaj Suedisë mbrëmjen e së hënës.

“Bëra tifozllëk për ju mbrëmjen e kaluar dhe vuajta me ju,” shprehet Dybala nëpërmjet Instagram, bashkë me një foto të shokëve të ekipit Buffon, Barzagli dhe Chiellini.

“Doja t’ju takoja në Rusi, mbase edhe në finale. Jeni kampionë të mëdhenj dhe na kanë mbetur shumë gjëra për të fituar së bashku.

“Ju përqafoj, miq!”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top