Mesfushori kosovar, Shabani, nënshkruan kontratë profesionale me Bayernin

Meritan Shabani ka nënshkruar sot kontratë profesionale me gjigantin evropian, Bayern Munich.

Shabani, i cili me prejardhje është nga Kosova ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2020, transmeton Express.

Debutimin profesional për Bayernin e bëri në fitoren 4-1 kundër Eintracht Frankfurtit më 28 prill.

Ai është shprehur i lumtur se ka nënshkruar me Bayernin, të cilin e ka quajtur klub të vetin.

“Bayerni është klubi im dhe jam shumë i lumtur që kam këtë mundësi”, ka thënë ai pas nënshkrimit të kontratës. /Express/

 

Loading...