Komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Greqi po bën përpjekje që t’u mësojë fëmijëve gjuhën amtare.

Organizatat e emigrantëve kanë gjetur mbështetje nga njësitë vendore greke në disa rajone të Greqisë për mjediset arsimore, raporton “Zëri i Amerikës”.

Shkolla shqipe “Naim Frashëri” me një solemnitet ka festuar 10-vjetorin e themelimit, përcjell albinfo.ch.

Drejtori i shkollës, Iliaz Bobaj, i falënderoi prindërit që i dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe.

Megjithatë, prindërit dhe mësuesit e kanë të vështirë të gjejnë tekste mësimore.

Mësuesja Amarilda Qirama ka treguar për vështirësitë që kanë.

Loading...