Kosovë-Shqipëri
11/11/2015 01:33:30

Mesiq: Milloshevici më tha se shqiptarët dëgjojnë vetëm kur i godet hundëve

Mesic_954459865

Ish presidenti kroat Stipe Mesiq, ka rrëfyer gjithë kronologjinë e ngjarjeve politike që nga presidenca e tij e deri vonë në Kroaci.

Në emisionin “Pa Rrotlla” të gazetarit Milaim Zeka, Mesiq ka rrëfyer një rast kur ka takuar Milloshevicin.
Ai ka thënë se Milloshevici i kishte kërkuar të mos fliste për shqiptarët, me arsyetimin se “Mesic nuk i njihte shqiptarët”.
Mesic thotë se Milloshevic i ka thënë se “shqiptarët dëgjojnë vetëm kur i godet mirë në hundë”.
“Milloshevici me një rast më tha: ti shqiptarët nuk i njeh, ai u thoshte “shqiptari”, Ai thoshte ti nuk i njeh. Ata dinë të dëgjojnë vetëm kur i godet mirë në hundë”, ka thënë Mesiq.

To Top