Mësohet identiteti i dy të rinjëve shqiptarë që humbën jetën në incidentin rrugor në Serbi

Mediat serbe publikuan dhe identitetet e të vdekurve në fatkeqësinë e madhe që ndodhi në Serbi, e që gjatë kohë do të mbahet mend, në rrugën Beograd – Nish, shkruan Zhurnal.

Siç njoftoi edhe MPJ, ka të vdekur edhe dy persona nga Maqedonia. Bëhet fjalë për dy djemë të rinjë shqiptar Burim D. dhe Lulzim D, të dy të lindur në vitin 1981.

Përpos tyre, të vdekur gjithashtu kanë ngelur dhe një çift serb, Mile dhe Suzana Vidanoviç, ndërsa kjo e fundit ishte gjykatëse në Gjykatën e Apelit në Serbi. Pas vetes lanë dy fëmijë.

Të vdekur kanë mbetur edhe 32 vjeçarja Marija Çajetina nga Beoradi, Patrik Jan nga Beogradi si dhe shoferi i kamionit, Pexha Antonijeviç.

Të lënduar gjithashtu kanë mbetur edhe 32 persona të tjerë, ndërsa incidenti ka ndodhur siç thuhet, nga mjegulla tejet të dendura./Zhurnal.mk

Loading...