Pjesa e parë e shkëlqyer e Lionel Messit sonte kundër Leganes bëri që argjentinasi ta barazojë një rekord të ish-yllit të Barcelonës, Ronaldinhos.

Messi shënoi dy gola për epërsinë 2-0 të Barcelonës kundër Leganes në 45 minutat e ndeshjes së javës së 31-të të La Ligës, përfshirë një nga gjuajtja e lirë, raporton Express.

Kjo do të thotë se Messi tani ka shënuar gjashtë gola direkt nga gjuajta e lirë në një sezon të vetëm në La Liga.

Këtë e kishte arritur deri më tani vetëm Ronaldinho në sezonin 2006/07. /Express/

 

Loading...