“Messi është me origjinë shqiptare”

Filozofi i njohur shqiptar, Përparim Kabo ka bërë një deklaratë të guximshme në studion e “Procesi Sportiv” në Top Channel, duke thënë se ka shumë mundësi që Lionel Messi të ketë origjinë shqiptare.

Në një bisedë ai deklaroi se Messi është një mbiemër shqiptar, dhe citoi një nga alabanologët më të shquar në botë, i cili e ka pranuar këtë fakt.

“Milan Shuflaj që është një ndër albanologët më të njohur në botë; ai ka thënë që mbiemri Messi është mbiemër shqiptar. Mesi vetë e ka pranuar që është me origjinë nga kalabrezët e Italisë. Prandaj nuk është çudi”, tha ai duke i çuditur mjaft të ftuarit.

Përparim Kabo është doktor i “shkencave filozofike”. Ai është adhurues i futbollit dhe shpeshherë është i pranishëm nëpër studiot e emisioneve sportive në Shqipëri.

Loading...