Messi i thur elozhe yllit argjentinas: Më quani si ai

Barcelona's Argentinian forward Lionel Messi celebrates after scoring his team's third goal during the Spanish league football match between Barcelona and Alaves at the Camp Nou stadium in Barcelona on August 18, 2018. (Photo by LLUIS GENE / AFP) (Photo credit should read LLUIS GENE/AFP/Getty Images)

Elozhet dhe mesazhet e ngrohta kanë qenë të shumta për Manu Ginobili-n që kur ai shpalli tërheqjen më 27 gusht dhe i fundit vjen nga Lionel Messi.

Sulmuesi i Barcelona-s, i cili është takuar me ish-yllin e San Antonio Spurs në Lojërat Olimpike të Pekinit më 2008, përdori Facebook për t’i dërguar një mesazh bashkëkombësit të tij.

“Faleminderit Manu Ginobili, që na bëre të shijojmë kaq shumë basketbollin. Nuk do të jetë e njëjtë pa ty nuk fushë, por fat të mbarë në kapitullin tënd të ri,” shprehet Messi.

“Më bën shumë krenar fakti që e quajnë Manu-n, Messi-n e basketbollit, në fakt duhet të thonë të kundërtën. Unë jam Manu i futbollit,” shkruan Messi.

Loading...