Messi kthehet në stërvitje

Lionel Messi është kthyer në stërvitje me skuadrën e parë të Barcelonës, por ende nuk është e sigurt se a do të arrijë të rikuperohet për ndeshjen ndaj Real Madridit.

Dy rivalët e përhershëm të futbollit spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen mes vete të shtunën në ‘Santiago Bernabeu’. Dyshimi më i madh i kësaj sfide mbetet Lionel Messi, që nuk luan nga muaji shtator, për shkak të një lëndimi, transmeton KosovaPress.

Mirëpo ylli ka bërë disa hapa para për të qenë i gatshëm për ‘El Clasico’. Messi ka nisur të stërvitet së bashku me skuadrën dhe është duke luftuar me kohën për t’u

për ndeshjen që përjetohet më shumë se një lojë.

Mbetet të shihet deri të shtunën se a do t’ia dal Messi, të zbres në fushë dhe nëse po sa do të mund të kontribuojë për ekipin e tij, duke e ditur se ka dy muaj që nuk ka luajtur fare.

Loading...