Messi: Ky barazim s’na i humb shpresat

Lionel Messi i ka siguruar adhuruesit e tij se barazimi ndaj Islandës nuk ia ka humbur shpresat Argjentinës për të triumfuar në Kupën e Botës në Rusi.

Argjentina barazoi 1-1 me Islandën në ndeshjen e saj hapëse në Grupin D në Botërorin Rusia 2018, në një ndeshje ku Messi dështoi nga penalltia, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, sulmuesi i Barcelonës thotë se Argjentina do të vazhdojë me të njëjtën dëshirë, përkundër zhgënjimit në ndeshjen e parë.

“Nuk e kemi humbur shpresën sepse barazuam, do të vazhdojmë me të njëjtën dëshirë. Mendoj se e merituam fitoren. Tentuam të gjenim hapësira në mbrojtjen e Islandës, por nuk arritëm t’i gjenim ato”, tha Messi raporton Sport. /Express/

 

Loading...