Messi me shokë fituan Superkupën e Spanjës: Mjeshtëria e Dembelesë përmbysi Sevillën

Soccer Football - Spanish Super Cup - Barcelona v Sevilla - Grand Stade de Tanger Tangier Morocco - August 12 2018 Barcelona s Ousmane Dembele celebrates scoring their second goal REUTERS Sergio Perez

Hera e parë që finalja e Superkupës së Francës zhvillohej me një takim të vetëm dhe hera e parë jashtë territorit spanjoll. Kjo supersfidë luhej në stadiumin “Ibn Batouta” në qytetin Tangier të Marokut. Sevilla e ndezi takimin që në embrion, duke realizuar golin e avntazhit me protagonist Sarabian.

Gjyqtari fillimisht e anuloi për pozicion të pa rregullt, por sistemi VAR debutoi në një kompeticion zyrtar spanjioll duke akorduar golin. Barca provoi menjëherë të rikthente balancat, por gjuajtaj e Messit u frenua nga Vaclik.

Më pas ishte SUarez që me kokë nuk gjeti kuadratin. Barça vijoi të ngulmonte dhe për rrjedhojë goli i barazimit erdhi 3 minuta nga fundi i pjesës së parë, kur Gerard Pique risolli balancat.

Pjesa e dytë i shtoi dozat e emocioneve. Sevilla i shkoi pranë golit kur goditja me kokë e Vasquez u përplas në shtyllë. Më pas ishte Navas që u ndal nga Ter Stegen.

Nga ky çast në piedestal u ngjit Ousmane Dembele, duke shënuar një supergol. Ai që u ble për 105 milion euro verën e vitit të kaluar, me petkun e kampionit të botës që e fitoi këtë verë, shënoi një nga golat më të bukur në karrierë.

Gjithcka e mbyllur? Absolutisht jo. Drithërimat vijuan deri në sekondën e fundit, më konkretisht në minutën e 90-të andaluzët fituan një 11-metërsh pas ndërhyrjes së Ter Stegen ndaj Del Cerros. Ben Yedder morri përsipër përgjegjësinë dhe u hipnotizua nga portieri gjerman.

Një reagim i barasvlefshëm me një gol në mos edhe më shumë. Trofeu i shkoi katalanasve që sigurojnë për herë të 13-të në histori Superkupën e Spanjës, duke u konfirmuar edhe si skuadra për t’u mundur në ligën iberike që do të startoj më 17 Gusht.

Loading...