Performanca e shkëlqyer e Lionel Messit ia ka siguruar Barcelonës fitoren dhe tri pikët e plota në përballej me Leganes të shtunën mbrëma.

Superylli argjentinas i shënoi het-trik në fitoren 3-0 të Barçës ndaj Leganes, duke u siguruar që klubi katalan ta ruajë ecurinë e skuadrës së pamposhtur këtë sezon në La Liga dhe për t’i arkëtojë tri pikë që e çojnë shumë pranë titullit të kampionit në La Liga, raporton Express.

Messi hapi serinë e golave me një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë në minutën e 27-të, para se ta shfrytëzonte për mrekulli asistin e Philippe Coutinhos në minutën e 32-të, për epërsinë 2-0 të Barçës.

Në minutën e 68, mysafirët e frikësuan skuadrën e Ernesto Valverdes duke shënuar për 2-1, përmes El Zhar.

Por, Messi u shfaq sërish duke e kompletuar het-trikun në minutën e 87-të, i cili i dha vule fitores së Barcelonës.

Barça tani ka 79 pikë në krye të La Ligës, 12 më shumë se Atletico Madridi në vendin e dytë me një lojë më pak.

Ndërkohë, Leganes mbetet e 14-ta me 36 pikë. /Express/

Loading...