Sport

Messi sërish e shpëtoi Barcën (VIDEO)

barselona-foto-reuters-1484171985-1078189

Edhe pse mes vuajtjesh, Barcelona ka arritur të kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Katalanasit kanë mposhtur në “Kamp Nou” me rezultatin 3-1 Atletik Bilbaon duke përmbysur humbjen 2-1 të pësuar në ndeshjen e parë në “San Mames”.

mesi barcelona

Suarez shënoi golin e parë të takimit në minutën e 35-të, ndërsa Nejmar në minutën e 48 dyfishoi avantazhin e Barcelonës me anë të një penalltie. Vetëm 3 minuta më vonë, në minutën e 51-të, Saborit komplikoi çdo gjë për vendasit teksa ngushtoi diferencën, por Mesi shënoi golin që vulosi kualifikimin e ekipit të tij në minutën e 78.

Kështu me rezultatin e përgjithshëm 4-3, Barcelona i bashkohet Atletiko Madridit, Alaveshit, Alkorkonit dhe Real Sociedadit në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, në pritje të zhvillimit të ndeshjeve të kthimit edhe në 3 çiftet e mbetura të cilat do të plotësojnë ekipet pjesëmarrëse në fazën e ardhshme të trofeut të dytë më të rëndësishëm në Spanjë.

To Top