Pas dy paraqitjeve të dobëta kundër Islandës dhe Kroacisë, Argjentina kundër Nigerisë luajti shumë më mirë. Ylli i kësaj kombëtare Lionel Messi ishte lojtari më i mirë në fushë, duke udhëhequr gaucosët deri te fitorja e madhe prej 2-1, dhe kualifikimin në të tetën e finales.

Messi ka falënderuar të gjithë fansat e tyre për mbështetjen si dhe ndihmën e Zotit.

“Fillimisht dëshiroj të falënderoj të gjithë tifozët për përkrahjen në tribuna, si dhe të gjithë ata në Argjentinë. Kur vesh fanellën e këtij vendi është dicka e vecantë dhe është mbi gjithcka. Ishte ndeshje e vështirë, por ishim të bindur që në fund do të festojmë. E dinim se do të kemi presion të madh, por Zoti ishte me ne dhe nuk lejoi që herët të kthehemi në shtëpi”, tha Messi.

Argjentina në të tetën e finales do të takohet me Francën.

Loading...