Mësuesi është arkitekt

Mësuesi i meson nxënësit që t’i përballojnë me sukses sfidat e jetës. Mësuesi është heshtje dhe ndjenjë. Mësuesi ka privilegjin të ngre lart normat e sjelljes. Mësuesi njeh mendjen dhe zemrën e nxënësit. Mësuesi këshillat i  bazon në parime didaktike. Mësuesi është superior, por nxënësit mbeten favorit në dije. Mësuesi shikon me optimizëm drejt së ardhmes. Mësuesi është i përgatitur për ndryshime rrënjësore. Toleranca dhe mirëkuptimi janë pikat më të forta të mësuesit. Edukimi është dashuri, është respekt, është art të cilin mësuesi përpiqet ta sendërtojë në praktikë

Xheladin Murati

                  (Me  rastin e 7 Marsit – Dita e Mësuesit)    

 

Emri mësues ka gjerësinë dhe thellësinë e tij, dhe vërtetë ka  domethënie të madhe. Ai nuk kuptohet vetëm si person që kryen një profesion, por si edukator në gjerësinë dhe thellësinë shoqërore, kombëtare dhe individuale. Ai nuk kuptohet vetëm si mësues i shkollës fillore që punon me klasën e pare, por si mësues që punon që nga arsimi fillor e deri tek ai universitar. Mësues domethënë, në rend të pare, ai që jep mësim dhe edukim, ai që kryen veprimtari edukative – arsimore, bën emanicipimin e nxënësit, studentit, ngritjen e intelektit të individit. Gjërat ndryshojnë dhe ndryshojnë edhe mësuesit, kjo është e domosdoshme.

Mësuesi  dje?    Për dje ka shumë shembuj të mirë, madje të shkëlqyeshëm. E them këtë pak sa i rrezikuar nga kritikuesit që do të më thonë se jam nostalgjik. Sidoqoftë, dikur ekzistonte një rregull në edukim dhe arsim dhe përgjegjësi e atyre që merreshin me rregullat e edukimit dhe të arsimit. Mësuesi kishte respekt. Mësuesi krenohej me nxënësit e tij kur i shihte lart e më lartë. Mësuesit ishin të fjalës e të besës. Thjesht mësuesi dje ishte dëshirë, dijetar, atdhetar, edukator.

Nxënësit nuk flisnin pa pyetur, madje për të nxjerrë një fjalë nga to dukej sikur me nxjerrë ujë nga pusi i tharë.

Mësuesi sot?  Sot, pozita e mësuesit ka ndryshuar rrënjësisht.  Mësuesi është arsyeja e diturisë. Mësuesi është ai që të bën të kuptosh gjërat e vështira. Mësuesi dhe dituria janë e njëjta gjë. Mësuesi është poet, artist, sportist, stilist dhe mbi të gjitha edukues. Mësuesi është i përhershëm. Mësuesi nuk pendohet dhe nuk trishton. Mësuesi dashuron, nuk urren. Mësuesi nuk ka paragjykime. Mësuesi është ai që jep. Mësuesi ndanë vlera. Mësuesi ka spektër të gjerë të veprimit e të ndikimit: edukativ, intelektual, moral, estetik, socio-emocional e të ngjashëm. Mësuesi është ai që shikon në sy nxënësin.  Mësuesi zhvillon aftësitë te nxënësit që do t’iu nevojiten për t’u bërë të rritur të përgjegjshëm. Mësuesi i vështirë nxjerrë nxënës të mire. Mësuesi është botë e nxënësit. Mësuesi i meson nxënësit që t’i përballojnë me sukses sfidat e jetës. Mësuesi është heshtje dhe ndjenjë. Mësuesi ka privilegjin të ngre lart normat e sjelljes. Mësuesi njeh mendjen dhe zemrën e nxënësit. Mësuesi këshillat i  bazon në parime didaktike. Mësuesi është superior, por nxënësit mbeten favorit në dije. Mësuesi shikon me optimizëm drejt së ardhmes. Mësuesi është i përgatitur për ndryshime rrënjësore. Toleranca dhe mirëkuptimi janë pikat më të forta të mësuesit. Edukimi është dashuri, është respekt, është art të cilin mësuesi përpiqet ta sendërtojë në praktikë.

Megjithatë, puna është ajo që e veçon mësuesin dhe e bën autoritar. Sepse:

  1. Mësuesi është ai që zgjidh problemet dhe nuk bezdis;
  2. Mësuesi komunikon shkëlqyeshëm e me nuanca po pa mesazhe me nxënësit dhe prindërit;
  3. Mësuesi flet me biseda e argumente;
  4. Mësuesi është ai që e nxit kurreshtjen dhe e bën nxënësin të shkëlqej;
  5. Mësuesi është gjithnjë i qartë dhe i vendosur dhe ka koncept për promovimin e diturive;
  6. Mësuesi vazhdimisht motivon dhe inkurajon për të qenë nxënësi më i mirë dhe për t’u ngjiitur më lartë me suksesin;
  7. Mësuesi kërkon angazhime, por jo gjëra të pamundura;
  8. Mësuesi kërkon dhe zbaton përvoja të reja duke i përmirësuar njohuritë e tij;
  9. Mësuesi çdo ditë punon me ambicie, pa ankth e mërzitje, me argëtim dhe qeshje dhe
  10. Mësuesi punon me objektiva, ëndrra dhe pritshmëri.

Sot, mësuesi ashtu si edhe shkolla po ndryshojnë dhe është për të patur kënaqësi, sepse po ndryshojnë për të mire. Mësuesi bëhet pjesë e ndryshimeve me anë të punës edukative. Mësuesi ka një vizion të qartë edukativ dhe mbi të gjitha, një vendosmëri të pashoqe për të realizuar këtë vizion.

Mësuesi nesër?   Mësuesi edhe nesër do të mbetet edukator. Prezantimi me dinjitet, me kulturë e thjeshtësi, me profesionalizëm dhe besueshnëri do ti lejojnë atij të mbetet si derë e hapur për nxënësit dhe shoqërinë.

Fjala e mësuesit ka ndihmuar miliona njerëz të ngriten lart në jetë. Mendoj se ndihma e tij edhe nesër mund t’ju ndihmojë gjeneratave të ardhme. Po puna dhe fjala e tij do të ndryshoj dhe dalloj shumë. Do të punoj me nxënës me mendje të hipertrofuar, me nxënës hiperaktiv, me nxënës me aftësi digjitale, me nxënës me ndjenja sensibiluzuese.

Mësuesi do të bën durim. Do të bëj lëshime, pa bërë kompromise. Digjitalizimi i jetës do ta humb peshën e mësuesit. Mësuesi nuk do të hesht, por nuk do të përfshihet në jetën e nxënësve.

Nxënësit do të ngurojnë të tregojnë se çfarë kanë në mendje. Ata do të kenë më shumë besim te vetja, më shumë miq dhe më shumë lumturi. Por do të jenë të varur nga  teknologjia, nuk do të dinë të llogarisin, të formulojnë fjali, mendim.

 

A është vërtet mësuesi kaq I  vlefshëm? Në qoftë se po, për çka unë nuk dyshoj, atëherë mësuesia kërkon punë dhe dijeni. Drejt këtij qëllimi ata ecin në mënyra dhe rrugë të ndryshme.

Të gjitha këto, që përshkruam përbëjnë një realitet të ri, një frymë të re me mentalitet të ri për punën dhe bukurinë e profesionit të mësuesisë. Dhe të gjitha sa thamë kanë një emër, thjeshtë një përkushtim për punë, një emër domethënës – mësues.

Megjithatë, mësuesi ka edhe dy të meta: mungesa e rebelizmit dhe nuk bën gjëra që dalin nga korniza e kohës.

 

Loading...