Mbrëmë në Stacionin Policor në Kavadar prindërit e trembëdhjetë vjeçares kanë paraqitur rastin se e njëjta ka qenë e sulmuar nga mësimdhënësi në shkollë, njofton “Fokus“, transmeton Portalb.mk.

Sipas SPB Veles, gjatë tre muajve të fundit mësimdhënësi në shume aspekte e ka ngacmuar vajzën.

“Ngjarja është dokumentuar dhe e dërguar te Prokuroria Themelore Publike në Kavadar. Vajza ka qenë e sulmuar, me shumë gjasa pas orëve mësimore, kurse kur është kthyer në shtëpi ju ka treguar prindërve dhe ata më pas e kanë paraqitur rastin në polici. Më shume të dhëna do të kemi sot”, tha Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles.

Loading...