Kuriozitete

Mësuesja e godet mbi 40 herë nxënësin (Video +18)

1-528-780x439_1504200511-9063803

Një mësuese është filmuar nga kamerat e sigurisë duke goditur me shuplaka në fytyrë një nxënës, i cili nuk ishte ngritur në këmbë kur ia kishte përmendur emrin.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në shkollën “John Vianney” në Pradesh të Indisë, transmeton Telegrafi.

Mësuesja Retica John kishte goditur me shuplakë nxënësin për më shumës e 40 herë brenda dy minutave, derisa ai po e luste që mos ta bëjë një gjë të tillë.

Por, duket se lutjet e tij nuk i bënin fare përshtypje mësues e cila vazhdonte ta godiste. E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur, vetëm pse ky djalosh i gjorë nuk është përgjigjur kur ajo ia kishte përmendur emrin.

Kjo rrahje sigurisht do të kalonte pa zhurmë, sikur ky vogëlush mos të kthehej në shtëpi dhe babai i tij t’ia vërente faqet e skuqura nga goditjet.

Kur e pyeti ai se çfarë po e mundon, vogëlushi nguroi t’i tregoi babait se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur.

Por kur vendosi të shkojë në shkollë dhe të flasë me drejtorin ku edhe i kërkoi të kontrollojë kamerat e sigurisë, u shokua kur pa mësuesen duke e rrahur brutalisht.

Pasi edhe drejtori u bind me atë se çfarë kishte bërë mësuesja, pa u menduar dy herë e shkarkoi, ndërsa babai i nxënësit të klasës së shtatë ka ngritur padi kundër saj.

To Top