Mësuesja godet nxënësin me shuplakë: Shenja gjaku në fytyrë dhe e bën për spital (Foto/Video)

Jo të rralla janë rastet kur mësuesit tregojnë dhunë ndaj nxënësve.
Kështu ka ndodhur edhe me një mësuese në Kinë e cila ka goditur me shuplakë një nxënës të saj kështu duke e bërë për spital dhe duke i lënë “shenja gjaku” në fytyrë, transmeton lajmi.net

Kjo mësuese është larguar nga puna dhe familja e djaloshit të ri janë deklaruar të brengosur edhe për fëmijët e tjerë që kanë të bëjnë me mësues të tillë.

Djaloshi ka marrë infuzion në spital dhe disa trajtime të tjera për të larguar temperaturën që kishte në kokë nga “flakaresha e përgjakshme” e mësueses së tij.

Autoritetet kineze kanë bërë të ditur se mësuesja do të përballet me ligjin./Lajmi.net/

Loading...