13 C
Skopje
Thursday, November 15, 2018
Home Lajme Kosovë-Shqipëri Meta flet për herë të parë pasi i dha shtetësinë shqiptare, Kryepeshkopit...

Meta flet për herë të parë pasi i dha shtetësinë shqiptare, Kryepeshkopit Janullatos

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur për herë të parë sot, pasi i dha nënshtetësinë shqiptare Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastast Janullatos. Meta ka dhënë vlerësimet maksimale për figurën dhe kontributin e rrallë të Janullatos për kishën shqiptare, “të cilën e ngriti nga hiri”.

“Kjo Krishtlindje, është e veçantë jo se Kisha jonë Ortodokse është më shqiptare, por edhe se shoqëria jonë është më europiane, më gjithpërfshirëse dhe më e vendosur në vlera të solidaritetit, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit dhe që e çojnë këtë shoqëri drejt organizimit të plotë dhe kjo është një ditë e cila ka dhe shumë diell. Kjo është një vepër të madhe që e ka krijuar me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm duke ngritur nga hiri, Kishën Ordodokse Autoqefale të Shqipërisë me një infrastrukturë të jashtëzakonshme. Shikoni Katedralen përballë, që nuk ekzistonte. Janë investimi i tij, frymëzimi i tij për të krijuar vlera të shkëlqyera”, tha Meta.

Më tej, siç njoftojnë nga kabineti i Metës, “Përgjigjen më të mirë e ka dhënë Fortlumturia e tij me shprehjen si “puna e verës”. Ky është një moment shumë pozitiv i shprehjes së mirënjohjes”.

Loading...