Presidenti Meta i ftuar në “5 pyetje me Babaramo” ka reaguar ndër të tjera edhe për deklaratat e kryeministrit Rama që tha se LSI ishte pengesë e reformës në drejtësi.

“Nuk ka patur asnjë problem për sa i takon Reformës në Drejtësi. Unë gjithmonë kam insistuar që reforma duhet të bëhej sipas standardeve të Venecias dhe me një konsensus dhe konsensusi mund ta gjenim vetëm tek “Venecia” dhe tek askush tjetër.

Për fat të mirë kjo gjë ndodhi. Unë e kam ditur shumë mirë, dhe nuk kam nevojë ta dëgjoj nga asnjë ambasador vend perëndimor, dhe e kam ditur shumë mirë se po të mos ishte bërë reforma kështu, kurrë nuk do të kishte pasur një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave” tha Meta.

I pyetur për rikthimin e tij në politikë pas mandatit të presidentit Meta tha: “Do jem gjatë në politikë dhe do jetoj gjithmonë në Shqipëri”. /albeu

Loading...