Mexosopranoja kosovare Sanije Matoshi sot ka mbajtur një koncert në qendrën e muzikës “Boris Hristov” në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje para publikut dhe kritikëve të muzikës klasike bullgare.

Koncerti i mexosopranos Matoshi, ishte në kuadër të studimeve të doktoratës tek këngëtarja shumë e suksesshme e Operas dhe njëkohësisht profesoreshës Natalia Afeyan. Koncerti iu kushtua një prej këngëtarëve më të suksesshëm rus “Feodor Chaliapin”.

Në një prononcim për “Zërin”, Matoshi ka treguar për koncertin të cilin e ka mbajtur dhe veprat e cilit autor të njohur rus ka interpretuar.

“Sot kam pasur një koncertë në kuadër të studimeve të doktoratës tek Prof. Natalia Afeyan i cili iu kushtuar këngëtarit të njohur rus, “Feodor Chaliapin”. Ishte një mbrëmje vetëm me vepra të autorëve rus dhe unë interpretova ato të Petar Ilic Tchaykovskyt”, ka thënë Matoshi.

Ajo ka treguar më pas për punën të cilën e ka bërë me profesoreshën Natalia Afeyan dhe pritjen të cilën ia ka bërë publiku dhe kritika bullgare.

“Për të realizuar këtë koncert kam punuar me profesoreshën dhe këngëtaren e mirënjohur të Operas, Prof. Natalia Afeyan. Jam pritur jashtëzakonisht mirë nga audienca e në vecanti nga kritikët e muzikës klasike”, ka thënë Matoshi për “Zërin”.

Pas një mbrëmje të suksesshme muzikore në Sofje, Matoshi ka shprehur dëshirën që të njëjtën gjë ta bëjë edhe në Prishtinë.

“Shpresoj shumë që këtë program të mund të realizoj edhe në Prishtinë në ditët e ardhshme”, ka përfunduar ajo. /Zëri/

Loading...