Kampioni i Italisë, Juventus ka fituar me rezultat 2-3 në ndeshjen e parë hapëse të Serie A. Juventus e nisën furishëm këtë takim, por Chievo arriti që të barazoi rezultatin dhe të kalojnë të parët në epërsi. Juventusi e fitojë këtë ndeshje me një gol të shënuar në minutat e fundit

Cristiano Ronaldo ka debutuar sot me fanellën e Juventusit në Serie A, por jo edhe në mënyrën më të mirë.

Pesë herë fituesi i topit të artë, nuk ka arritur që të këtë impaktin e pritur në ndeshjen e parë më bardhezinjtë, të cilët megjithatë e fituan dhe kthehen në Torino me tri pikë.

Juventusi e filloi furishëm këtë ndeshje, ku që në minutën e tretë, pas një ndërprerje shënon Sami Khedira.

Juventusi vazhdonte të kishte posedimin, por Chievo kthehet në lojë pasi që arrin ta barazojë rezultatin në minutën e 38 me një gol te Mariusz Stepinskit.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-1.

Në pjesën e dytë pritej që Juventus të prirë nga Ronaldo të kthehet në lojë por kjo nuk ndodhi.

Në minutën e 56’të akordohet penallti për Chievon të cilën në gol e shndërron Emanuele Giaccherini.

Juventus nuk u dorëzua dhe vazhdoi sulmet në drejtim të portës se Chievos dhe arrin që të shënon në minutën e 75, kësaj here shënoi Bonucci edhe pse goli ende nuk është zyrtarisht i tij pasi që në disa vende shkruhet si autogol.

Juventus shënoi edhe një gol në minutën e 86’të, por ai u anulua pasi që u konsultua VAR e ku u zbulua që Ronaldo ka shkaktuar faul në portierin.

Por, kur mendohej që ndeshja do të përfundon me rezultat 2-2, në skenë doli Bernardeschi i cili shënoi gol në minutën e 90’të.

Pas kësaj fitoreë, Juventusi gjendet i pari në Serie A me tri pikë të fituara. /GazetaExpress/

 

Loading...