MF, DAP dhe ABM e saktësojnë tekstin e Ligjit të ri për bankat

Ministria e Financave dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike mbajtën takim me Asociacionin e Bankave të Maqedonisë lidhur me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për bankat. Siç kumtoi Ministria e Financave, është dakorduar saktësim i tekstit që do të implementohet në tekstin e ri të Ligjit.

“Drejtoria edhe me ligjin ekzistues merr të dhëna për llogaritë e qytetarëve me kërkesë me shkrim. Me ndryshimet do të merrej vetëm ana e të ardhurave sipas automatizmit, për të dhënat e tjera Drejtoria edhe më tej do të duhet të parashtrojë kërkesë me shkrim. Shpenzimet e qytetarëve dhe gjendja e llogarisë nuk i nevojiten DAP-it për përpunimin e fletëparaqitjes tatimore e para-plotësuara”, theksojnë në kumtesë.

Nga atje sqarojnë se të dhënat që do t’i marrë DAP do të jenë të “enkriptuar” me qëllim që të mbrohen të dhënat personale të qytetarëve. Ky nivel i mbrojtjes është më i lartë se ai aktual. Në drejtim të mbrojtjes së të dhënave personale, tashmë po përgatiten ndryshime në Ligjin për Drejtorinë e të Ardhurave Publike.

Ndryshimet do të hyjnë në fuqi nga fillimi i vitit 2019, sepse të njëjtat janë të nevojshme për përpilimin e fletëparaqitjeve tatimore vjetore të para-plotësuara. Me këtë si edhe në pjesën më të madhe të vendeve evropiane qytetarët do të lirohen nga plotësimi i fletëparaqitjes tatimore vjetore.

“Nuk ka asnjë ndryshim tek trajtimi i dërgesave nga jashtë vendit. Kjo do të thotë se edhe më tej do të zbatohet legjislacioni ekzistues, sipas të cilit të ardhurat në bazë të transferimeve, ndihmës dhe dhuratat nuk paguhet tatim personal i fitimit”, theksojnë në kumtesë.

DAP dhe Asociacioni i Bankave të Maqedonisë do ta vazhdojnë bashkëpunim me qëllim që me sukses të implementohet ligji.

Loading...