Michael Schumacher lë Zvicrën, do të vazhdojë rehabilitimin në Spanjë

Michael Schumacher do të lërë Zvicrën dhe do të transferohet në një vilë luksoze në Majorka të Spanjës, ku do të vazhdojë rehabilitimin pas aksisdentit me ski që ka pësuar gati 5 vite më parë. Corinne, bashkëshortja e 7 herë kampionit të botës , ka blerë së fundi një vilë (Villa Yasmin) me vlerën e 30 milionë eurove në zonën e Andratx, 20 minuta nga Palma de Majorka. Lajmin e transferimit e ka konfirmuar edhe kryetari i Bashkisë së Majorkës: “Mund të konfirmoj se Michael Schumacher do të qëndrojë në qytetin tonë dhe ne jemi gati për ta mirëpritur”.

Mediat zvicerane pohojnë se policia në Majorka është informuar për ardhjen e pilotit gjerman dhe ka gati një plan për të ruajtur privatësinë e ikonës së garave të Formula 1, ende në periudhë rehabilitimi, për të cilin ende nuk ka informacion për gjendjen shëndetësore. Ndërkohë që, familja e Schumacher nuk e ka komentuar këtë transferim në Spanjë. Në këtë qytet, çifti ka kaluar shpesh pushimet, ndaj është një zonë që ata e njohin mirë. Michael Schumacher është aksidentuar më 29 dhjetor të 2013-ës, teksa bënte ski dhe më 3 janar të vitit të ardhshëm do të festojë 50-vjetorin e lindje

Loading...