Michel Houellebecq: Si e dështuan popullin e tyre udhëheqësit e Francës

Nga Michel Houellebecq/ The New York Times

Pas atentateve të Parisit në janar, qëndrova dy ditë i shtangur duke parë lajmet. Pas atentateve të 13 nëntorit, zor se e ndeza ndonjëherë televizorin; telefonova vetëm njerëzit që njihja (nuk ishin pak) që jetonin në lagjet që u goditën. Jam mësuar me atentatet terroriste.

Në vitin 1986, pati një seri shpërthimesh në vende të ndryshme publike në Paris. Mendoj se pas atyre atentateve qëndronte Hezbollahu. Ndodhën brenda disa ditësh ose brenda një jave; e kam harruar se kur skatësisht. Por më kujtohet shumë mirë atmosfera në tunelin e metrove javën e parë. Heshtja brenda mjeteve ishte absolute dhe njerëzit shkëmbenin vështrime me dyshim.

Ajo ishte java e parë. Por shumë shpejt u rikthyen bisedat, humori iu kthye normalitetit. Mundësia e ndonjë shpërthimi tjetër të menjëhershëm ishte ende në mendjen e secilit, por u tërhoq në prapavijë. Me atentatet terroriste mësohesh.

Franca do të rezistojë. Francezët do të rezistojnë, pa patur nevojë as për ndonjë “sursaut national,” një zmbrapsje kombëtare për të refletkuar. Ata do të rezistojnë sepse nuk ka ansjë rrugë tjetër dhe sepse mësohesh me gjithçka. Asnjë fuqi njerëzore, as vetë frika, nuk është më e fortë se zakoni.

“Qetesohuni dhe vazhdoni përpara.” Dakord atëherë, kjo është ajo që do të bëjmë (edhe pse nuk kemi ndonjë Churchill që të na udhëheqë).

Në bazë të një perceptimi të përhapur, francezët janë të butë dhe të lehtë për t’u qeevrisur. Por ata nuk janë plotësisht idiotë. Megjithatë difekti i tyre më i madh është njëfarë medjelehtësi harraqe që ua shëtit memorien herë pas here. Ka njerëz, politikanë, që janë përgjegjës për situatën e nderë në të cilën e gjejmë veten sot dhe herët a vonë përgjegjësia e tyre do të merret në shqyrtim. Ka fare pak gjasa që oportunisti i pavlerë që hiqet si kreu i shtetit tonë, që debili i lindur që luan rolin e kryeministrit tonë, apo që edhe “yjet e opozitës” (LOL) të dalin të larë nga ky test.

Kush i dobësoi aftësitë e focave të policisë deri sa ato u bënë plotësisht të rrënuara dhe të paafta të përmbushnin misionin e tyre? Kush saktësisht na e bloi mendjen për vite të tëra me nocionin se kufijtë ishin një absurditet i madh dhe dëshmi e një nacionalizmi të tejkaluar dhe të kalbur?

Përgjëgjësia, sikurse mund të shihet, ka një shpërndarje të gjerë.

Cilët udhëheqës politikë e angazhuan Francën në operacione qesharake dhe të kushtueshme rezultati kryesor i të cilave ka qenë zhytja e Irakut dhe më pas e Libisë në kaos? Dhe cilët udhëheqës politikë ishin deri kohët e fundit gati që të bënin të njëjtën gjë në Siri?

(Desh harrova: Ne nuk shkuam në Irak, jo herën e dytë. Por desh e bëmë këtë, dhe duket sikurse mendohet se Dominique de Villepin, ministri i punëve të jashtme, do të hyjë në histori për këtë arsye – që nuk është pak – pra që nuk e lejoi Francën, për herën e saj të parë dhe të vetme, që të merrte pjesë në një operacion kriminal që gjithashtu u bë i njohur edhe për budallalëkun e vet).

Përfundimi natyrisht është i ashpër fatkeqësisht. Për 10 (20? 30?) vite, qeveritë tona të mëpasme kanë dështuar në mënyrë patetike, sistematike në misionin e tyre thelbësor: të mbrojnë popullin që kanë në përgjegjësi.

Sa për popullin, ai nuk ka dështuar plotësisht. Është e paqartë në shtresat e përgjithsme, se çfarë mendon vërtet populli, duke qenë se qeveritë tona të mëpasme janë kujdesur të mos zhvillojnë referendume (me përjashtim të njërit në 2005-n, për një projekt-kushtetute europiane, rezultatin e të cilit ata më pas preferuan ta injoronin). Por sondazhet lejohen dhe ajo që ka vlerë të thuhet është se ato pak a shumë tregopjnë këtë gje: se populli francez e ka ruajtur gjithnjë besimin dhe solidaritetin me policët dhe forcat e tij të armatosura. Se është distancuar nga atmosfera predikuese e së majtës morale (morale?) lidhur me faktin se si duhen trajtuar emigrantët dhe refugjatët. Se nuk i ka parë asnjëherë pa dyshim aventurat e huaja ushtarake në të cilat qeveria e saj është dukur se do të bashkohej.

Mund të citohen edhe shumë shembuj të tjerë të boshllëkut, që tani është brë thellësi, ndërmjet popullit dhe atyre që pretendohet se e përfaqësojnë atë. Mosbesimi që ekziston sot ndaj të gjitha partive politike nuk është vetëm i madh; ai është edhe legjitim. Dhe unë e shoh, e shoh me të vërtetë, se e vetmja zgjidhje ende e vlefshme për ne është që tani të lëvizim butësisht drejt të vetmes formë të demokracisë së vërtetë: E kam fjalën, për demokracinë direkte.

Përshtati: Syri.net

Loading...