Liga e parë e Maqedonisë në futboll vazhdon me ndeshjet e javës së 13-të, të cilat do të luhen të dielën.
Shkëndija në stadiumin e qytetit në Tetovë e pret Shkupin, që njëherësh është edhe derbi shqiptarë. Ndeshje mjaftë interesante që fillon të dielën me fillim prej orës 13:30 dhe që pritet të sjell mjaftë shikues.
“Është ndeshje si gjithe të tjerat ku synimi ynë janë tre pikët. Edhe pse Shkupi nuk është mirë në klasifikim duhet vlerësuar maksimalisht, pasi cdo ekip jep me shumë se 100% kur luan kundër nesh. Kemi kap një ritëm të mirë dhe duhet ta vazhdojmë dhe kundër Shkupit”, shprehet për Lajm, Gledi Mici.
“Në Tetovë ndihem shumë i vlerësuar dhe shumë mirë. Falënderojë të gjithë që më kanë mbështetur dhe më kanë bërë të ndihem si në shtëpi”, theksoi mbrojtësi kuqezi, Gledi Mici, i cili vjen nga Shqipëria.

Ndeshjet, java e 13-të
(e diel, ora 13:30 minuta)
Shkëndija-Shkupi
Makedonija GJP-Renova
Vardar-Bellasica
Pobeda-Sileks
A.Pandev-Rabotnicki

Renditja:
1.Vardar 24
2.Shkëndija 22
3.A.Pandev 19
4.Rabotnicki 17
5.Pobeda 14
6.Renova 13
7.Mak.GJP 13
8.Bellasica 13
9.Shkupi 12|
10.Sileks 11

 

 

Loading...