Mickoski kërcënon hapur Minovskin: Kërko falje ose përballu me procedura gjyqësore

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i është përgjigjur akuzave të drejtorit të ELEM-it, Dragan Minovski, i cili sot në konferencë për shtyp e akuzoi se gjatë kohës kur Mickoski ka qenë drejtor i ELEM-it, ka nënshkruar marrëveshje pa tenderë me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Mickoski shkruan se konferenca e sotme e Minoskit ishte konferencë për të tërhqeur vëmendjen e opinionit nga skandalet korruptive që ndodhin në katër sy në ELEM, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Minoski me gënjeshtra, shpifje dhe teza të shpikura ndaj meje, dëshiron të fsheh të vërtetën se si anulojnë tenderët”, shkruan mes tjerash Mickoski.

Ai kërkon nga Minoski që në afat prej 48 orëve të kërkojë falje publike, në të kundërtën do të përballet me procedura gjyqësore. /albeu.com

Loading...