Mickoski: Ky nuk guxon të jetë 8 Shtatori i fundit me emrin kushtetues (VIDEO)

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, me rastin e ditës së pavarësisë së Maqedonisë – 8 Shtatorit, ka dërguar uratë deri te qytetarët dhe më pas në të e ka akuzuar pushtetin se shtetin e ka transformuar në ashtu si[ ata nuk e duan dhe përsëri e ka sulmuar Marrëveshjen me Greqinë, njofton Portalb.mk.

“Sot është 8 Shtatori, dita kur festohet pavarësia e shtetit tonë të Maqedonisë. 27 vjet pavarësi, me përvoja, pasoja, rrëzime, por edhe fitore. Në ditën kur festohet pavarësia jonë, ky 8 Shtator, ky shtator nuk duhet të jetë i fundit të cilin e festojmë nën emrin tonë kushtetues, por shtatori i parë nëpërmjet të cilit do të shënojmë fitore për Maqedoninë, që të fillojmë ndërrimin e fotografisë së politikanit maqedonas, për të cilën na duhet ndërrim i vlerave, korrigjim të padrejtësive dhe shumë më shumë punë”, ka shkruar Mickoski.

Loading...