Mickoski: Maqedonia po ballafaqohet edhe me një disfatë, asnjë universitet nuk është në Listën e Shangait (Video)

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski tha se “Përderisa në opinion janë aktuale marrëveshja me Greqinë dhe të gjitha pasojat që i sjell kjo marrëveshje, tenderët kriminale, aferat e keqpërdorimeve, derisa bujqit ballafaqohen me krizë të re, ndërsa në shëndetësi numërohen rastet e vdekjes, Maqedonia ballafaqohet edhe me një disfatë të madhe, asnjë nga universitetet në shtet nuk është në 1000 të parat në Listën e Shangait për suksesshmëri në arsim”.

Ai shton se LSDM-ja premton ardhmëri, ndërsa arsimi është i shkatërruar, dhe se LSDM-ja premtonte jetë, por sipas Mickoskit Maqedonia ka marrë vetëm disfata,përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Premtonin ardhmëri, kurse arsimi, arsimi është i shkatërruar. Si është ajo ardhmëri kur kemi vërtetim zyrtar se asnjë universitet në shtet sipas cilësisë nuk është në 1000 universitet e para. Ju rikujtoj se premtonin jetë, por morëm disfata. Nuk ka ndërtim të së ardhmes pa arsim cilësor. Maqedonia nuk është në këtë listë, përderisa universitetet e fqinjëve janë në 500 vendet e para si Beogradi, Athina, Lubjana, Sofja, Selaniku”, tha Kryetari Mickoski.

Ai thotë se si profesor universitar, por para se gjithash si prind dhe si qytetar i këtij vendi, kjo është rezultat i pakujdesisë dhe mospasjes së strategjisë në arsimin e lartë, mos motivimi i kuadrit arsimor, eksperimentimi dhe politizimi i arsimit. Për këtë, sipas Mickoskit nuk ka arsyetime dhe se mossuksesin e Qeverisë e paguajnë të rinjtë.

“Nuk ka BE me arsim jo cilësuar që nuk është ranguar në 1000 universitet e para, nuk ka të ardhme nëse prioritete kryesore të qeverisë janë inovacionet kriminale në vend të reformave në arsim. Nuk mund të thoni se jeni për rininë, ndërsa ato vazhdimisht t’i degradoni me arsim jo cilësor”, tha Mickoski duke shtuar se arsimi është lidhur me ekonominë dhe se nuk mund të fokusoheni në zhvillimin e ekonomisë dhe të ofroni investime të teknologjisë së lartë, e më pastaj të mos ofroni kuadër që është i edukuar që të mund të shërbejë në këto investime./Telegrafi/

Loading...