Mickoski: Njerëzit të cilët do ta mbështesin referendumin janë në kuadër të gabimit statistikor

Njerëzit të cilët do ta mbështesin referendumin janë në kuadër të gabimit statistikor, tregojnë analizat tona sociologjike, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistë për televizionin Sitel.

I pyetur se di do të paraqitet VMRO-DPMNE-ja në referendum, Mickoski, thotë se ende zgjat procesi i konsultimeve me qytetarët për referendumin.

“Debati ka filluar brenda partisë. Ai ra në nivelin e komiteteve komunale dhe të bashkësive. Thamë se VMRO-DPMNE-ja do ta njoftojë me kohë opinionin”, deklaroi Mickoski.

I pyetur se a do të kërkojë para VMRO-DPMNE-ja nga Kuvendi për referendumin, Mickoski, tha se pritet fushatë sterile e cila do të udhëhiqet në periudhën në vazhdim.

“Presim fushatë e cila do të prekë tema të cilat nuk korrespondojnë me realitetin. Kemi caktuar koordinim me grupin parlamentar, pastaj do të diskutojmë edhe në këtë temë. Pse jo, qytetarët duhet ta dinë pasqyrën komplete nga kjo vepër kapitulluare të cilën e nënshkroi Qeveria. Ata thonë se e kanë ruajtur identitetin, ne do të përpiqemi të themi se kjo nuk është kështu, se identiteti jo vetëm që nuk është ruajtur, por ka humbur me shekuj”, tha Mickoski.

Për qytetarët thotë se janë ndarë në tre grupe, por sipas tij, grupi i cili do ta mbështesë Marrëveshjen me Greqinë është më i vogli.

Loading...