Mickoski: Qeveria jonë është prapa Greqisë në procesin e negociatave për emrin

“Prej 27 janarit nuk kemi marrë asnjë informacion konkret në lidhje me bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë”, tha sot kryetari i OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, në konferencën e organizuar nga instituti “Infimes” në Ljubjanë. Ai tha se përceptimi i tyre është ndërtuar nga informacionet e mediumeve.

Sipas Mickoskit, tanimë një periudhë të gjatë Maqedonia është pala e cila gjithnjë ka lëshuar, ndërsa nuk merr asgjë në kthim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për fat të keq, gjithnjë e më shumë duhet se qeveria jonë është disa hapa prapa nga qeveria greke dhe procesin e negociatave e udhëheq në mënyrë reaktive, në vend të proaktive”, tha Mickoski.

Sipas tij, Qeveria e Maqedonisë duhet të gjejë zgjidhja e cila do të përfshijë mekanizma mbrojtëse, me të cilat me çfarë do marrëveshje, nuk do të injorohen parimet dhe rregullat./Telegrafi/

Loading...